Thunberg u shpreh se nuk është hera e parë që proteston në Shqipëri, ndërsa theksoi se e gjithë bota po ndjek zhvillimet dhe po frymëzohet nga rezistenca e popullit shqiptar.
“E gjithë bota është duke e ndjekur dhe është frymëzuar nga lidershipi që populli shqiptar ka treguar gjatë “Revolucionit të Flamingove”, që në fakt duket si një rezistencë kundër korrupsionit të qeverisë, dhunës dhe kundër shitjes së vendit të tyre te imperialistët”, tha ajo.
E pyetur për dhunën policore ndaj protestuesve, aktivistja u shpreh se represioni tregon ndikimin që kanë protestat, ndërsa shtoi se pamjet e dhunës po ndiqen në të gjithë botën.
