Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 21, 2026 By admin No Comments on

Ndonëse më herët ka treguar se është në një lidhje dashurie jashtë shtëpisë, banorja nuk ka hezituar të shprehë pëlqimin e saj për konkurrentin.

“Raporti im me Sharrin është një shoqëri shumë e mirë, bëjmë shumë hajgare. Sharri normal që më pëlqen se është shumë i bukur. Nuk e di a ekziston ndokush që nuk i pëlqen Sharri, por unë me të jemi vetëm shokë”, është shprehur Anjeza.

Por deklarata e saj nuk është ndalur me kaq!

Teksa ka folur për ngacmimet e vazhdueshme ndaj Sharrit, Anjeza ka treguar hapur edhe afeksionin që ndien për të.

“Unë e ngacmoj sepse, nuk e di, kam qejf ta ngacmoj. E dua shumë, kështu, e du. Po ta pranoj, e dua me zemër”, ka deklaruar banorja.

Pavarësisht këtyre fjalëve, Anjeza ka këmbëngulur se marrëdhënia mes tyre është vetëm shoqërore.

Kujtojmë se dyshja ka qenë protagoniste e disa momenteve të afërsisë dhe ngacmimeve brenda shtëpisë, duke tërhequr vëmendjen e publikut.

Deklarata e fundit bëhet edhe më interesante për faktin se Anjeza ka treguar se jashtë spektaklit ka një partner.

Megjithatë, deri më tani nuk dihet nëse partneri i saj ka reaguar ndaj këtyre deklaratave.

A do të mbetet raporti mes Anjezës dhe Sharrit vetëm një shoqëri, apo dinamika mes tyre do të ndryshojë gjatë vazhdimit të lojës?

Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet marrëdhënia e dy banorëve në ditët në vijim.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Hygerta Sako “hap zemrën”: Emra të famshëm, histori të pazakonta dhe rrëfime pa filtra!
Next Post: E papritur në BBVK 5/ Anjeza pranon pëlqimin për Sharrin, edhe pse është në një lidhje jashtë: “E dua me zemër!” (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme