Marjana Koçeku ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj deklaratave të ministrit Ervin Demo për Paketën e Maleve në Shkodër, duke e vendosur në qendër të kritikave edhe për mënyrën se si është trajtuar protesta e qytetarëve.
Sipas Koçekut, para se të flasë për këtë paketë, Demo duhet të japë dorëheqjen për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve gjatë kohës që mbante detyrën e ministrit të Brendshëm.
