Mot i ftohtë dhe reshje shiu në Kosovë, në zonat malore pritet edhe borë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se periudha nga 23 deri më 28 nëntor do të karakterizohet me mot kryesisht të ftohtë dhe të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje lokale shiu në pjesë të ndryshme të vendit.
