Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 22, 2026 By admin No Comments on

Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin nga -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të sillen ndërmjet 5 dhe 11 gradë Celsius.

E hëna pritet të jetë kryesisht e vranët, me mundësi për reshje lokale shiu. Reshjet më të theksuara parashihen gjatë së martës, kur në zonat e larta malore shiu mund të përzihet edhe me borë.

Kushte të ngjashme atmosferike pritet të mbizotërojnë edhe të mërkurën dhe të enjten, me vranësira, temperatura të ulëta dhe mundësi për reshje lokale.

Një përmirësim gradual i motit parashihet të premten, kur krahas vranësirave do të ketë edhe intervale me diell. Megjithatë, mëngjeset do të vazhdojnë të jenë të ftohta, ndërsa në disa zona ekziston mundësia e paraqitjes së ngricave.

IHMK ka tërhequr vëmendjen edhe për ndikimin e temperaturave të ulëta dhe lagështisë së shtuar në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të personave me sëmundje kronike, sëmundje reumatike dhe probleme të sistemit të frymëmarrjes.

Instituti rekomandon që qytetarët të përshtatin veshjen me kushtet atmosferike dhe të përdorin rroba më të ngrohta gjatë ditëve në vijim.

Kujdes i shtuar u rekomandohet edhe drejtuesve të automjeteve, sidomos gjatë udhëtimeve në zonat malore dhe në orët e hershme të mëngjesit, kur temperaturat mund të zbresin nën zero.

Sipas parashikimit, ditët e fundit të nëntorit do të sjellin kushte tipike dimërore, me mëngjese të ftohta, reshje shiu dhe mundësi për reshje bore në viset e larta malore.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Do fillojë lufta me armë bërthamore” Alfred Cako: Ja kush do e fillojë i pari
Next Post: Bëhuni gati – Në këtë ditë bie bora e pare ne vend!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Spiropali ‘godet’ Ramën: Një grup i vogël ka uzurpuar PS-në dhe shtetin, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi politike
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme