James Frinzi vlerëson lidershipin e Hashim Thaçit: Ai duhet të kthehet në Kosovë
Eksperti i politikës së jashtme dhe sigurisë, James Frinzi, ka shprehur vlerësime për rolin udhëheqës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke deklaruar se ai duhet të kthehet në Kosovë.
Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Info Magazine”, Frinzi ka folur për cilësitë e Thaçit si udhëheqës, duke theksuar se, sipas tij, jo shumë njerëz kanë qenë të gatshëm të marrin përsipër përgjegjësitë dhe të ofrojnë lidershipin që ka dëshmuar ish-presidenti.
Ai ka vlerësuar se Thaçi nuk duhet të shihet vetëm në kontekstin e funksionit të presidentit, por edhe përmes rolit të tij në zhvillimet politike dhe historike të Kosovës.
