Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 25, 2026 By admin No Comments on

Më 24 nëntor, Gjykata e Lartë ka prishur vendimin që e shpallte të pafajshëm artistin, duke e kthyer çështjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit, ku dosja do të shqyrtohet nga një tjetër trupë gjykuese.

Në qendër të çështjes është një deklaratë noteriale që lidhet me burimin e 210 mijë eurove. Sipas Prokurorisë, Luizi dyshohet se ka përdorur vulën e noterit për të hartuar një deklaratë në favor të Fatmir Avdurramanit, në një kohë kur i ishte hequr licenca për ushtrimin e këtij profesioni.

Kujtojmë se më 2 tetor 2024, Gjykata e Fierit e dënoi këngëtarin me një vit burg, ndërsa Avdurramanin me 18 muaj burgim.

Megjithatë, në maj të vitit 2025, Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke i shpallur të dy të pafajshëm. Prokuroria e kundërshtoi këtë vendim, duke bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Tashmë, fituesi i “Big Brother VIP Albania 2” do të përballet sërish me procesin gjyqësor. Vendimi i fundit nuk përbën një shpallje fajësie, ndërsa përfundimi i çështjes mbetet në duart e trupës së re gjykuese.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Por me kalimin e viteve, ai u bë diçka shumë më e afërt me djalin që nuk e pata kurrë.
Next Post: E FUNDIT/ Gjykata e Lartë merr vendimin për Luiz Ejllin, këngëtari do të …

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Spiropali ‘godet’ Ramën: Një grup i vogël ka uzurpuar PS-në dhe shtetin, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi politike
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme