Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Las Cruces, në shtetin e New Mexico-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku katër anëtarë të një familjeje janë gjetur të vdekur në banesën e tyre, pas një telefonate alarmi nga një e afërme që nuk po arrinte të kontaktonte me ta.
Ngjarja u zbulua më 19 nëntor, kur policia mori njoftimin nga një familjare, e cila ishte shqetësuar pasi nuk kishte mundur të komunikonte me asnjë prej personave që jetonin në banesë. Pas mbërritjes në adresën në Lunetta Court, efektivët zbuluan trupat e pajetë të katër personave, të gjithë me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
