Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 25, 2026 By admin No Comments on

Sipas autoriteteve, dyshohet se 28-vjeçari Marcus Reyes Sr. ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, 28-vjeçaren Alayna Reyes, si dhe dy fëmijët e tyre, Marcus Jr., 8 vjeç, dhe Anastacia, 6 vjeçe.

Pas vrasjes së familjarëve, 28-vjeçari dyshohet se ka qëlluar edhe veten, duke i dhënë fund jetës. Autoritetet po e trajtojnë ngjarjen si një rast të dyshuar vrasjeje-vetëvrasjeje.

Pas tragjedisë, tezja e Alayna Reyes, Kim Vallejos, ka hapur një fushatë për mbledhjen e fondeve në platformën GoFundMe, me qëllim mbështetjen financiare të nënës së viktimës. Deri më 24 nëntor, fushata kishte mbledhur afro 25 mijë dollarë.

Në mesazhin e publikuar për mbledhjen e ndihmave, Vallejos shpjegoi se fondet do të shërbejnë për të mbuluar nevojat e menjëhershme të familjes, mbështetjen e të afërmve dhe shpenzimet e tjera të shkaktuara nga kjo tragjedi.

“Po mbledh fonde për të ndihmuar motrën time me mbështetjen familjare, nevojat e menjëhershme dhe shpenzimet e tjera që vijnë pas vdekjes së vajzës së saj, Alayna-s, dhe nipërve e mbesës së saj, Marcus dhe Anastacia-s. Kjo humbje e paimagjinueshme na ka lënë zemërthyer. Ata ishin shumë të dashur dhe do të na mungojnë”, tha Vallejos.

Ngjarja ka lënë në zi familjarët dhe të afërmit, ndërsa autoritetet vijojnë trajtimin e rastit për të sqaruar plotësisht rrethanat e tragjedisë./Top Channel

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Kush e kallëzoi në SPAK Spiropalin? Hoxha dhe Lala zbulojnë detaje: Duket sikur e ka bërë …
Next Post: Nuk arrinte të kontaktonte familjen, e afërmja njofton policinë, gjenden të vd*kur prindërit dhe dy fëmijët e mi*tur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Spiropali ‘godet’ Ramën: Një grup i vogël ka uzurpuar PS-në dhe shtetin, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi politike
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme