Detaje të reja dalin në dritë lidhur me vrasjen e dyfishtë të Selami Hasanit dhe nipit të tij, Jakup Hasani, ngjarje e rëndë që tronditi qytetin e Fierit dy ditë më parë.
Hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të atentatit, ndërsa burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autorët dyshohet se mund të kenë ngatërruar shënjestrën e përcaktuar.
