Shumë vite përpara se të bëhej një nga artistet më të njohura në skenën ndërkombëtare të muzikës, Dua Lipa ishte shfaqur në serialin humoristik shqiptar “Familja Moderne”, një prej produksioneve televizive më të dashura për publikun.
Artistja shqiptare, e cila në atë kohë ishte vetëm tetë vjeçe, kishte një rol të vogël në një episod të serialit, të transmetuar më 20 qershor 2004 në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
