Parlamenti izraelit, Knesseti, miratoi sot, në votimin paraprak një projektligj për krijimin e një komisioni shtetëror hetimor për sulmet e 7 tetorit 2023, pavarësisht kundërshtimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Projektligji mori 65 vota pro dhe 50 kundër. Ai duhet të kalojë edhe tri votime të tjera parlamentare përpara se të marrë fuqinë e ligjit, raportojnë Reuters dhe The Jerusalem Post.
