Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 26, 2026 By admin No Comments on

“Sot dola nga Prokuroria e Hetimit me kokën lart dhe me dinjitet. Nuk kërkoj mëshirë nga askush, kërkoj vetëm DREJTËSI! Rroftë Shqipëria dhe populli shqiptar”, shkruan Vishkulli në Facebook, duke e shoqëruar postimin edhe me një fotografi.

Gjatë dëshmisë së tij, 28-vjeçari ka treguar se ku ndodhej në momentin e incidentit dhe ka përshkruar rrezikun që i është kanosur pas goditjes.

“Më gjuajtën në kokë dhe dëmtimi ishte serioz kundër jetës”, ka deklaruar ai përpara hetuesve.

Prokuroria ka administruar kartelën mjekësore të Vishkullit, por ende nuk ka përcaktuar nëse dëmtimi është shkaktuar nga një plumb gome.

Organi i akuzës është në pritje të përgjigjes së letërporosisë drejtuar autoriteteve italiane, për të marrë informacion edhe mbi materialin e nxjerrë nga syri i Vishkullit gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

Dëshmia e 28-vjeçarit konsiderohet e rëndësishme për hetimet mbi veprimet e policisë gjatë protestës, ndërsa disa oficerë po hetohen për veprime arbitrare.

Postimi i plotë i Erjon Vishkullit:

Sot dola nga Prokuroria e Hetimit me kokën lart dhe me dinjitet. Nuk kërkoj mëshirë nga askush, kërkoj vetëm DREJTËSI!

Rroftë Shqipëria dhe populli shqiptar 🇦🇱

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Lala sfidon Spiropalin: Trego në SPAK k*imet që keni kryer bashkë
Next Post: “Nuk kërkoj mëshirë, vetëm drejtësi”, Erjon Vishkulli reagon pas dëshmisë në Prokurori dje, çfarë tha për plagosjen në sy

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Spiropali ‘godet’ Ramën: Një grup i vogël ka uzurpuar PS-në dhe shtetin, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi politike
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme