Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e medias, pasi prezantuesja e njohur televizive Ada Suleiman ka humbur jetën në një aksident tragjik automobilistik, vetëm pak orë pasi kishte festuar ditëlindjen e saj të 31-të.
Aksidenti fatal ndodhi në orët e para të së hënës, më 23 nëntor, kur automjeti me të cilin udhëtonte Suleiman, së bashku me mikun e saj të ngushtë, Anar Karimov, u përplas me shpejtësi të madhe në pjesën e pasme të një kamioni.
