Ajo përmendi monumentet e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut, duke nënvizuar se ato përfaqësojnë historinë dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt lirisë dhe nuk i përkasin një partie apo pushteti të caktuar, por gjithë kombit.
“Mos i mbuloni sytë e historisë sonë. Mos i plagosni simbolet që duhet të na bashkojnë”, shkruan aktorja. Sipas saj, respekti për figurat historike nuk lidhet me faktin nëse ato kanë qenë të pagabueshme, por me kontributin e tyre në historinë kombëtare.
Në përfundim, Lubonja thekson se nderimi i historisë nuk duhet të kufizohet vetëm te festat dhe fjalimet, por duhet të shprehet edhe përmes kujdesit ndaj trashëgimisë që u lihet brezave të ardhshëm.

