Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 26, 2026 By admin No Comments on

Paraprakisht, dyshohet se problemet shëndetësore mund të kenë shkaktuar vdekjen e saj, ndërsa për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, vijojnë veprimet hetimore.

vicra do të ofrojë edhe gjatë vitit 2027 deri në 8,500 leje pune dhe qëndrimi për punonjësit e kualifikuar dhe specialistët nga vendet jashtë Bashkimit Europian dhe Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë, ku përfshihen edhe shtetasit e Shqipërisë dhe Kosovës.

Këshilli Federal i Zvicrës, në mbledhjen e 25 nëntorit, ka vendosur të mbajë të pandryshuara kuotat e punësimit për shtetasit e huaj, me qëllim që kompanitë zvicerane të vijojnë të plotësojnë nevojat e tyre për fuqi punëtore të kualifikuar.

Nga 8,500 lejet e parashikuara për shtetasit e vendeve të treta, 4,500 do të jenë leje qëndrimi të tipit B, ndërsa 4,000 do të jenë leje qëndrimi afatshkurtra të tipit L. Rregullorja e ndryshuar do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027.

Kompanitë zvicerane kanë të drejtë të rekrutojnë punonjës nga vendet jashtë BE-së dhe EFTA-s, me kusht që të dokumentojnë se përpjekjet për të gjetur punonjës të kualifikuar në tregun vendas apo në vendet e BE-së dhe EFTA-s kanë rezultuar të pasuksesshme.

Megjithatë, të dhënat e autoriteteve zvicerane tregojnë se gjatë viteve të fundit kuotat e disponueshme nuk janë shfrytëzuar plotësisht. Në vitin 2025, kompanitë kanë përdorur vetëm 69% të lejeve të disponueshme për punonjësit nga vendet e treta, kundrejt 74% në vitin 2024.

Deri në fund të shtatorit 2026, kantonet zvicerane kishin shfrytëzuar rreth 50% të kuotave vjetore për këtë kategori punonjësish.

Qeveria zvicerane ka vendosur të ruajë gjithashtu kuotën prej 3,500 lejesh për punonjësit britanikë dhe 3,500 lejesh të tjera për ofruesit e shërbimeve nga vendet e BE-së dhe EFTA-s, që angazhohen në Zvicër për më shumë se 120 ditë në vit.

Vendimi është marrë në një kohë kur tregu zviceran i punës po shfaq shenja të një ngadalësimi. Në shtator 2026, norma e papunësisë arriti në 3%, duke shënuar një rritje prej 0.2 pikësh përqindjeje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas Këshillit Federal, ruajtja e kuotave në nivelet aktuale u siguron bizneseve më shumë siguri në planifikimin e rekrutimeve, duke marrë në konsideratë situatën gjeopolitike, parashikimet ekonomike dhe nevojat e tregut të punës.

Për shqiptarët që synojnë të punësohen në Zvicër, vendimi nënkupton ruajtjen e mundësive ekzistuese të rekrutimit. Megjithatë, kuota prej 8,500 lejesh është e përbashkët për të gjitha vendet e treta dhe nuk përbën një kuotë të rezervuar për shtetasit shqiptarë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Po ju thinjen flokët? Lyeni flokët me këtë maskë dhe thoni lamtumirë thinjave përgjithmon…!
Next Post: Ngjarje e rëndë! Gjendet E VDEKUR në banesë 43-vjeçarja në Korçë, dyshohet se…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Spiropali ‘godet’ Ramën: Një grup i vogël ka uzurpuar PS-në dhe shtetin, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi politike
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme