Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka shpërthyer ndaj SPAK, në ditën kur mamaja e saj u dënua me 7 vite burg, por të konvertuar në shërbim prove.
Kryemadhi e përshkroi procesin ndaj saj dhe familjarëve si të padrejtë, ndërkohë që tha se SPAK i ka bërë aq dëme, sa nuk ka mbetur më çfarë ti bëjnë.
