Skip to content

Lajmi I Fundit

Është apo jo në burg? Selin zbulon të vërtetën për babain e saj

Posted on April 25, 2026 By admin No Comments on Është apo jo në burg? Selin zbulon të vërtetën për babain e saj

Fituesja e “BB VIP 5”, Selin Bollati, ka folur në emisionin “Goca dhe Gra” lidhur me aludimet që kanë qarkulluar për babain e saj, duke mohuar kategorikisht zërat se ai ndodhet në burg.

Ajo u shpreh se mungesa e tij në finalen e spektaklit ka sjellë shumë komente në publik, por sipas saj, realiteti është krejt tjetër.“Babi ka qenë shumë optimist për gjendjen time. Kemi folur shkurtimisht çdo ditë nga pak. Babi ndodhet jashtë, jeton dhe vepron jashtë vendit.

Gëzon liri të plotë. Absolutisht që nuk është në burg, nuk ka ardhur sepse është në probleme dokumentacioni është në pritje të dokumenteve. Nuk ndodhet në burg“, sqaroi Selin.

Gjatë emisionit, diskutimi mori një kthesë të papritur kur në studio iu shfaq një foto e babait të saj, ku ai shihej duke bërë gjestin viral të njohur nga vajza e tij gjatë pjesëmarrjes në reality show.Ky moment u prit me reagime në studio, duke shtuar edhe më shumë vëmendjen ndaj deklaratave të saj dhe debatit që ka shoqëruar fituesen e “BB VIP 5” pas përfundimit të spektaklit.

Pamjet dhe sqarimet e Selin Bollatit kanë rikthyer edhe një herë në vëmendje diskutimet mbi jetën e saj private dhe aludimet që kanë qarkulluar gjatë dhe pas formatit. Megjithatë, ajo ka këmbëngulur se gjithçka është keqinterpretuar dhe se babai i saj nuk ndodhet në burg, duke kërkuar që situata të mos keqkuptohet më tej nga publiku.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Mediat franceze dhe ukrainase “masakrojnë” Ramën, goditje të forta për kryeministrin për sulmet e tij ndaj BE
Next Post: “TRONDITET FERMA VIP! Ermiona Lekbello ikën mes lotësh dhe akuzash: ‘Jeni njerëz të këqij, ja pse po largohem!'”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme