Avionët dhe tanket izraelite bombarduan gjatë natës dhe mëngjesit të së dielës zona të ndryshme të Rripit të Gazës, duke shkatërruar disa ndërtesa banimi, sipas dëshmitarëve, në një kohë kur palestinezët presin me ankth zbatimin e një plani amerikan për t’i dhënë fund luftës.
Presidenti amerikan Donald Trump, i cili kishte kërkuar ndalimin e bombardimeve, deklaroi të shtunën në platformën e tij Truth Social se Izraeli kishte rënë dakord për një “vijë fillestare të tërheqjes” brenda Gazës dhe se “kur Hamasi të konfirmojë, armëpushimi do të hyjë NË FUQI MENJËHERË.”
Be First to Comment