Skip to content

Lajmi I Fundit

Lajm i madh! Ata që janë prag pensioni mund “të blejnë” vite pune për pension, por kujdes, ja sa do paguani

Posted on February 19, 2026 By admin No Comments on Lajm i madh! Ata që janë prag pensioni mund “të blejnë” vite pune për pension, por kujdes, ja sa do paguani

Kush jeton në fshat dhe zotëron tokë bujqësore, mund të shlyejë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të papaguara pa kamatvonesa apo penalitete. Detyrimi vjetor për ata që banojnë në zonat fushore është 38 mijë e 400 lekë, ndërsa për ata në zonat malore 29 mijë e 400 lekë në vit.

“Kjo është një lehtësi shumë e rëndësishme për fermerët, sepse u jep mundësinë të rregullojnë vite të tëra detyrimesh të papaguara pa u rënduar nga gjobat dhe interesat. Në praktikë, qytetari paguan vetëm shumën bazë të kontributeve dhe i mbyll përfundimisht detyrimet prapambetura”, u shpreh eksperti Kujtim Hoxha për A2 CNN.

Ata që jetojnë në fshat mund “të blejnë”

Falja e kamatvonesave dhe gjobave vjen si pasojë e ligjit “Për fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime, dogana dhe pushteti vendor” të miratuar fundvitin e shkuar. Ai përfshin periudhën nga 1 janari 2015 e deri më 31 dhjetor 2024. Kjo me kushtin që kontributi i plotë të paguhet brenda datës 31 dhjetor 2026.

“Ligji përcakton qartë periudhën që përfshihet në falje dhe vendos një afat të fundit për pagesën. Kjo do të thotë se kush dëshiron të përfitojë, duhet të shfrytëzojë këtë dritare kohore, përndryshe detyrimet do të mbeten aktive dhe do të vijojnë të rëndohen”, theksoi eksperti për A2 CNN.

Kjo nismë u jep mundësi fermerëve që prej vitesh kanë detyrime të akumuluara t’i mbyllin ato pa kosto shtesë, duke paguar vetëm shumën e kontributeve sipas masës së përcaktuar.

“Për fermerët, pagesa e kontributeve nuk është thjesht një formalitet, por një garanci për të ardhmen. Ajo lidhet drejtpërdrejt me të drejtën e pensionit, me sigurimin shëndetësor dhe me aksesin në shërbime që janë të domosdoshme, sidomos në moshë të tretë”, shtoi më tej Hoxha.

Autoritetet bëjnë apel që fermerët të përfitojnë nga kjo mundësi brenda afatit ligjor, në mënyrë që të sigurojnë vijimësinë e përfitimeve nga skema e sigurimeve shoqërore, përfshirë të drejtën e pensionit dhe mbrojtjen shëndetësore. (A2 Televizion)

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Skena shokuese nga Portugalia: Prifti i kishës thërret Ezanin në kishë pasi konvertohet në Musliman (VIDEO)
Next Post: DETAJET e pazbuluara! “Hija” e Ervis Martinajt pas dhunimit dhe grabitjes së prindërve të Bossit nga…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme