Skip to content

Lajmi I Fundit

Sydney Sweeney provokon në reklamën e re për markën e saj të re (FOTO)

Posted on February 13, 2026 By admin No Comments on Sydney Sweeney provokon në reklamën e re për markën e saj të re (FOTO)

Sydney Sweeney ka qenë e zënë duke promovuar linjën e saj të re të të brendshmeve SYRN, e cila debutoi muajin e kaluar dhe u prit me interes të madh.

Të enjten, aktorja e “Euphoria” u shfaq në një reklamë të re të guximshme në rrjetet sociale, me një bluzë të kuqe ku shkruhej “Martohu me mua, fluturo lirë”, në një temë të frymëzuar nga Dita e Shën Valentinit.

Ajo nxori në pah reçipetat e bardha me dizajn të veçantë dhe pantallonat e shkurtra të kuqe, të cilat i hoqi për të zbuluar bokseret e bardha, shkruan DailyMail.

Sweeney u shfaq e grimuar bukur, me flokët në valë të buta dhe një gjerdan ari me mbishkrimin “SYD”.

Marka SYRN pati sukses të menjëhershëm, me koleksionin Seductress që u shit brenda disa orësh.

Ajo ka njoftuar rikthimin e stoqeve dhe zgjerimin në sektorin e bukurisë, me produkte të ardhshme për kujdesin e lëkurës dhe kozmetikë.

Sweeney tha se e lançoi markën për të krijuar veshje që i përshtaten një game të bukur të llojeve të trupit dhe që gratë t’i veshin për veten e tyre, pa shpjegime dhe pa kërkim faljeje. /Telegrafi/

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Lutem për një bebe”/ Roza Lati rrëfen dëshirën për t’u bërë nënë
Next Post: Kamerat filmojnë lartë në male atë që askush nuk do ta besoje që ishte atje! (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme