Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on December 27, 2025 By admin No Comments on

Bastisje masive u kryen në 124 adresa në të gjithë Stambollin, ka njoftuar kryeprokurori i kryeqytetit, me ç’rast u sekuestruan armë zjarri, municione dhe “dokumente organizative”.

Zyrtarët thanë se mbështetësit e ISIS-it kishin planifikuar në mënyrë aktive sulme në të gjithë Turqinë këtë javë.

Policia arrestoi 115 të dyshuar, por përpjekjet janë duke vazhduar për të gjetur 22 të tjerë, thuhet në një deklaratë zyrtare.

Zyra e prokurorit tha se të dyshuarit ishin në kontakt me operativë të ISIS jashtë Turqisë.

Njoftimi vjen dy ditë pasi agjentët turq të inteligjencës kryen një bastisje kundër grupit në kufirin Afganistan-Pakistan.

Një shtetas turk, i cili dyshohet se ka mbajtur një rol të lartë në krahun e ISIS-it që vepron në rajon, u arrestua dhe u akuzua për planifikimin e sulmeve kundër civilëve.

Ndryshe, shërbimet e sigurisë së Turqisë shënjestrojnë rregullisht njerëz që dyshohen për lidhje me ISIS-in.

Vendi ndan një kufi prej 900 km me Sirinë, ku grupi vazhdon të veprojë në disa pjesë të vendit.

Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, i cili ka lidhje të ngushta me qeverinë turke, është zotuar të punojë me SHBA-në dhe Evropën për të çrrënjosur elementët mbijetues të ISIS-it. /Telegrafi/

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: E PABESUESHËME/ Shikoni pamjet se çfarë i ka bërë stuhia tërë qytetit në SHBA gjendja bëhet e jashtëzakonshme (VIDEO)
Next Post: Turqia arreston 115 anëtarë të ISIS-it, planifikonin sulme për Vitin e Ri, në disa vende të ndryshme ku edhe…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme