Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on December 27, 2025 By admin No Comments on

Sipas raportimeve janë kryer rreth 34 kontrolle në kuadër të një hetimi që, sipas gazetares Klodiana Lala, është intensifikuar dhe pritet të pasohet me paraqitje të provave të reja në Kuvend, përfshirë edhe kërkesë për autorizim arrestimi.

Mes personave ndaj të cilëve janë ushtruar kontrolle është edhe Viola Haxhiademi, aktualisht drejtoreshë e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Asaj i është sekuestruar për herë të dytë telefoni celular, ndërsa janë marrë gjithashtu pajisje elektronike dhe dokumente nga banesa e saj.

Më herët, Haxhiademi ka mbajtur postin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku edhe ishte objekt kontrolli nga SPAK gjatë një faze të mëparshme të hetimit.

Kontrolle janë kryer edhe në ambientet e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), si dhe në banesën e vartëses së Ballukut, Sindi Dushku.

Sipas burimeve, me vendim gjykate janë kontrolluar edhe banesat dhe bizneset e Ilir Shtufit si dhe banesat e disa anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Moti i keq bën ‘namin’, tre viktima nga stuhia, pritet të…
Next Post: Hetimet për Ballukun/ SPAK i sekuestron telefonin drejtoreshës së re të KESH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme