Vijon sot në ditën e saj të 168 protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Studentët kanë njoftuar sot zhvillimin e një tjetër proteste kombëtare në Tiranë, ndërsa tubimi pritet të nisë në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.
Kjo në vijim të strategjisë së re të organizatorëve për zhvillimin e dyprotestave kombëtare çdo javë, të mërkurën dhe të shtunën.Kjo mënyrë organizimi u bë publike pas më shumë se 150 ditësh protestë dhe synon të mbajë të gjallë qëndresën e studentëve dhe të mbështetësve të tyre.
