Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on January 2, 2026 By admin No Comments on

“Në bulevard shikoj fëmijët e udhëheqësit, vajzën e udhëheqësit që kishte ardhur nga jashtë shtetit.

Dhe nga një vajzë që kishte qenë e shëndoshë, kishte ardhur një vajzë e bukur.

Jo shumë elegante, por mund t’i thoje elegante. Alamet vajze.

Unë vija nga Instituti i Arteve. Kisha luajtur shumë filma.

Dhe isha grua e re. Dhe eci në bulevard, e ndaloj dhe e përshëndes.

I them për herë të parë burrit të saj, sa e bukur të është bërë gruaja.

Dhe iki. Këtë nuk e kisha bërë kurrë.

Kisha ecur nga Piramida deri në shtëpi, nuk e di, pa qenë në vete.

E shoh vjehrrën time dhe mund të thoja ato që unë po i mendoja, po i bluaja, po zieja nga brenda.

Dhe i thashë për herë të parë nuk e di përse e përshëndeta filanen dhe filanin.

E përshëndeta i thashë, se ishte bërë shumë e bukur.

Më pëlqeu i thashë, i takon të bëhet e bukur. Është vajzë e mbretit, le të shkojë ku të dojë.

I thashë mbretit, por në atë kohë të flasësh në këtë gjuhë nuk duhet te jesh në vete.

Aq shumë isha tronditur, jo nga fakti i bukurisë së saj.

Ajo është vajza e mbretit i thashë dhe mund të shkojë ku të dojë, por unë kam që 16 vjeç që bëj filma i thashë, dhe punoj vetë.

Dhe jam aktore dhe artiste, dhe filmat e mi i shohin të gjitha i thashë.

Dhe unë bëj një jetë tmerrësisht mjerane, i thashë, shkruan vjosa.net.

Të ma linte mua atë pjesë të bukur të jetës, ta jetoja.

Ajo ka të drejtën të shkojë ku të dojë, por dhe unë kam të drejtën time, dhe nuk mund të jetoj kështu”, thotë Bulku në rrëfimin e saj.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Këngëtari shqiptar qenka i birësuar, Ardit Gjebrea shpërthen në lot kur mëson nënën e vërtetë (VIDEO)
Next Post: Rajmonda Bulku tregon historine e rënde: Si desh më futi vajza e Enverit në burg, vetëm se e pashe në…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme