Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on January 3, 2026 By admin No Comments on

IGJEO bën me dije se sot pasdite (e premte, 2 janar) dhe nesër (e shtunë, 3 janar) priten reshje me intensitet të lartë, kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash. Në zonat urbane të këtyre qarqeve mund të shfaqen gjithashtu probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Parashikimi i IGJEO për periudhën 3–7 janar 2026 tregon se reshjet intensive, kryesisht në veri dhe jug të vendit, do të shkaktojnë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

Ndërsa në njoftim theksohet se priten reshje intensive deri shumë intensive në Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Lezhë, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, shoqëruar me shtrëngata. Në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare. Në zonat malore dhe Alpe priten reshje dëbore.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Në Kalimash pagesa prej 5 euro mblidhet me saktësi zvicerane. Rrëshqitja pa kripë ofrohet falas!”
Next Post: Moti i keq “paralizon” Shqipërinë, IGJEO del me njoftimin e rëndësishëm: Ja ku pritet të ketë përmbytje dhe reshje të dendura shiu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme