Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on January 4, 2026 By admin No Comments on

Ai nuk e denoncoi në polici dhe u dënua për veprën “moskallëzim krimi” me 13 vite burg. Në atë kohë, e ëma u vendos te gjyshja në pamundësi për të rritur e vetme dy djemtë.

Kledion: Pas dy vitesh, ndërron jetë vëllai i vogël, Klevio, dy vjeç.

Ardit Gjebrea: Mamit i filluan problemet shëndetësore…

Kledion: U detyrua të shtrohej në spital dhe doktorët i thanë që t’i shpëtonin jetën, t’i hapnin vrimë në fyt.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë, ju kishit ardhur në jetë?

Kledion: Po. Nga takimi i mamit që shkonte në burg për të takuar babin, u krijuam ne.

Ardit Gjebrea: Kur thua ne sepse ti nuk je i vetëm…

Kledion: Jam binjak.

Ardit Gjebrea: Si shkon me binjakun?

Kledion: Mirë.

Ardit Gjebrea: Më shumë ziheni apo merreni vesh?

Kledion: Si çdo binjak, zihemi, duhemi. Kur nuk është këtu, më merr malli për të, them të jetë këtu. Kur është, them pse është?

Që në vitet e para të fëmijërisë, Kledioni kujton përpjekjet e vazhdueshme të gjyshes për të siguruar jetesën. Ai e shoqëronte që të shisnin misra, ndërsa sot përpiqet të ndihmojë në shtëpi duke bërë dy punë, si kamerier dhe në call center. Kledioni kujton edhe momentin kur babai doli nga burgu, por që për fat të keq, s’qe aq i lumtur.

Ardit Gjebrea: Kaluan 13 vjet dhe babi doli nga burgu. U gëzuat?

Kledion: Shumë!

Ardit Gjebrea: Filloi një jetë e bukur?

Kledion: Ishte një jetë e bukur, por shumë e shkurtër.

Ardit Gjebrea: Pse?

Kledion: Pas dy vitesh e gjysmë, babai ndërroi jetë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti?

Kledion: Duke mbushur 8 vjeç.

Ardit Gjebrea: E mban mend?

Kledion: Shumë pak.

Ardit Gjebrea: Çfarë kujton prej tij diçka të bukur?

Kledion: Unë kam qenë binjaku që i ngjaja më shumë dhe si çdo baba që do fëmijët e vet, me përkëdhelitë e veta…

Ardit Gjebrea: Ti e vizitoje atë kur ai ishte në burg?

Kledion: Po.

Nëna e Kledionit vuan nga probleme të forta shëndetësore, por po ashtu edhe gjyshja Mrikë, të cilën e ka ftuar në program. Pavarësisht sfidave që i ka përballur jeta, Kledioni ka një mirënjohje të thellë ndaj gjyshes që u është gjendur pranë në momente kritike.

Kledion: Unë kam lindur me vdekje klinike, jam kthyer prapë në jetë dhe pas 10 orësh unë kam pësuar prapë vdekje klinike, por fatmirësisht unë ia dola mbanë.

Kemi lindur edhe me astmë, për shkak të saj, fëmijëria jonë ka qenë sa në spital, sa në shtëpi. Pavarësisht kësaj, gjyshja gjithnjë ka ardhur në spital edhe pse ka qenë borë, shi, ka ardhur e na ka vizituar gjithmonë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Lapaj i lënduar, policia shkul bombolat e gazit dhe çadrat, çfarë nuk u pa nga përleshja para Kryeministrisë
Next Post: Tronditëse/ U kthye dy herë nga vdekja, binjaku që lindi nga takimi në burg: Babai u dënua me 13 vite, kur doli u nda nga jeta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme