Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on January 4, 2026 By admin No Comments on

Sipas hetimeve, Gerti Bushati është personi që ka vendosur lëndën eksplozive në panelin elektrik të pallatit në lagjen “Manush Alimani”, shpërthim nga i cili humbi jetën Ymeri më 29 dhjetor 2025. Për këtë “shërbim”,

Bushati dyshohet se ka marrë një pagesë prej 1 mijë eurosh, shumë e siguruar nga tre të rinjtë e tjerë: Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi, të cilët dyshohet se e kanë ndarë paraprakisht shumën mes tyre, nga 250 euro secili.

Një burim pranë hetimeve bën me dije se paratë i janë dorëzuar Bushatit dy ditë para shpërthimit dhe janë gjetur e sekuestruar nga policia. Megjithatë, ende po hetohet nëse ka pasur apo jo premtime për pagesa shtesë.

Pas vendosjes së tritolit, Bushati është larguar nga vendngjarja duke hequr kominoshen dhe kapuçin, të cilat i ka hedhur pranë lumit. Ai është identifikuar përmes kamerave të sigurisë, vëzhguar dhe më pas arrestuar. Nga hetimet rezulton se shpërthimi në distancë është aktivizuar nga Edison Hasaj.

Policia dyshon se të katër të rinjtë kanë vepruar thjesht për përfitim financiar, pasi nuk kanë pasur asnjë konflikt të drejtpërdrejtë me viktimën. Provat më të forta kundër tyre janë siguruar nga zbërthimi i celularëve dhe përgjimet e realizuara në qelitë e izolimit, ndërsa motivi i saktë i krimit mbetet ende i paqartë.

Katër të arrestuarit pritet të dalin të hënën përpara Gjykatës së Shkodrës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Japonisë pas arrestimit të Maduros nga SHBA-të
Next Post: LAJM I FUNDIT! Katër të rinj i moren jeten 67 vjecarit per 250 euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme