Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on January 4, 2026 By admin No Comments on

Vida shpjegon se kjo këngë erdhi në nder të veshjes tradicionale dhe i erdhi ideja për të pasur nënën e saj në videoklip duke qenë se ajo është martuar e veshur me xhubletë.

Znj. Marie e ka veshur disa herë xhubletën, ndërkohë që di dhe ta punojë. Ajo nis të rrëfejë historinë e familjes së saj të madhe. Pa mbushur ende 17 vjeç, ajo u martua në të njëjtën familje ku ishte edhe e motra. Motra e saj u martua me babain e djalit që u kurorëzua me zonjën Marie.

Znj. Marie: Vetë kam lindur në një familje me 27 veta.

Rudina Magjistari: 27 persona?

Znj. Marie: 27 persona kanë qenë në familjen time. Kemi ngrënë bukë në një sofër,15 fëmijë bashkë. Në mes të sofrës, se tavolinat atëherë s’kanë ekzistuar, në mes të sofrës ka qenë një sahan. Ai ishte sa një tepsi, 15 fëmijë uleshim të hanim ç’të vihej. Më pas, u ndamë…

Rudina Magjistari: Gjërat ndryshuan po, filloi lëvizja..

Vida Kunora: Mami ka ardhur nuse me xhubletë.

Rudina Magjistari: Ka ardhur nuse me xhubletë!

Znj. Marie: Jam martuar pa bërë 17 vitet. Në shtëpinë ku kam shkuar për fatin tim të mirë kam patur motrën.

Rudina Magjistari: A e njihje bashkëshortin kur u martove, e kishe parë ndonjëherë më parë?

Znj. Marie: Vetë kam qenë edhe në shtëpinë e tyre se motra ime ishte e martuar.

Vida Kunora: Dy motra kanë qenë në një shtëpi.

Rudina Magjistari: Janë dy motra të martuara në të njëjtën shtëpi? Burrat i bie, çfarë janë me njëri-tjetrin?

Znj. Marie: Burrat i kemi pasur baba dhe djalë. Ai ka qenë i martuar më përpara dhe i ka vdekur gruaja, i ka lënë atë djalë. Kur ka marrë motrën time, 5 vite përpara ka thënë s’e martoj djalin po s’mora për vete sepse normale e ndiente veten më familjar, ishim më të bashkuar, kemi kaluar mirë.

Znj. Marie rrëfen se motra e saj ishte 17 vjeçe kur u martua ndërsa bashkëshorti i saj ishte 39. Megjithatë ajo thotë se pavarësisht diferencës së madhe në moshë, kanë kaluar një jetë të mirë.

Znj. Marie: Vjehrri im ka qenë 39 vjeç kur e ka marrë, ajo ka qenë 17 vjeç kur e ka marrë motra ime atë burrë. Njeri i mirë, zotëri, me një djalë.

Rudina Magjistari: Diferencë e madhe ama!

Znj. Marie: 39 me 17.

Rudina Magjistari: Nuk është pak ama. Por ka qenë njeri i mirë.

Znj. Marie: Nuk është pak, por ai ka ditur t’i përshtatet moshës së motrës time, ka kaluar si zonjë. Ajo sot është 85 vjeç, është 5 vjet para meje. Të them të drejtën, ta vendosim diku përpara dikush thotë për mua që kam lindur më përpara.

Vida Kunora: Dhe ka lindur 11 fëmijë, me burrin 40 vjeç./tvklan.al

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: FOTOT/ Të gjitha sekretet e operacionit: Ja si arriti SHBA të fusë në grackë Maduron
Next Post: Kengetarja shqiptare SHTANG: Ishim dy motra, u martuam në një familje, njëra mori babain dhe tjetra djalin, tradita jone duhej te (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme