Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on January 5, 2026 By admin No Comments on

Vetëm pak ditë pas emërimit të Ami Kozelit në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, janë hapur me shpejtësi katër tendera të rinj me vlerë dhjetëra milionë euro.

Tenderi i parë ka të bëjë me të ashtuquajturin “arredim dhe rikualifikim urban” të superstradës Tiranë-Durrës, nga Faza I deri në Fazën III.

Për punime që përfshijnë kryesisht vijëzime dhe sinjalistikë horizontale e vertikale, fondi limit është rreth 1.4 miliardë lekë, ose afro 15 milionë euro. Kjo ndodh pavarësisht se për ndërtimin e këtij aksi janë shpenzuar më parë mbi 75 milionë euro në disa lote të ndryshme.

Dy tenderë të tjerë janë hapur për ndërtimin e rrugës lidhëse Tiranë-Elbasan me Korridorin e tetë. Për fazën e parë është parashikuar një fond mbi 35 milionë euro, ndërsa për fazën e dytë rreth 25 milionë euro të tjera. Në total, për Unazën e Elbasanit janë akorduar mbi 60 milionë euro, në një zonë që prej vitesh konsiderohet një nga nyjet më problematike të trafikut në vend.

Screenshot 58

Tenderi i katërt lidhet me aksin Kashar-Nyja Vaqarr, faza e tretë. Për këtë segment është parashikuar një fond prej rreth 16 milionë eurosh, ndërkohë që për dy fazat e mëparshme janë shpenzuar dhjetëra miliona euro të tjera. Edhe në këtë rast, procedura është hapur me shpejtësi, duke ngritur dyshime mbi arsyet e urgjencës.

Screenshot 59

Hapja e këtyre katër tenderëve vjen në një moment delikat, kur ministrja përgjegjëse është nën hetim dhe SPAK ka kërkuar autorizim për masa më të rënda sigurie, çka ka shtuar pikëpyetjet mbi transparencën, prioritetet dhe kontrollin institucional mbi fondet publike./BalkanWeb

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: A është Lea Ypi emri i kryeministres së re të qeverisë teknike? Ja si përgjigjet Sali Berisha
Next Post: SPAK-u kërkon ta arrestojë, Balluku i sfidon hapur! Hap 4 tendera me vlerë 90 mln euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme