Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on January 6, 2026 By admin No Comments on

Ankaraja do të vazhdojë të qëndrojë në krah të “popullit mik të Venezuelës në luftën e tyre për prosperitet, paqe dhe zhvillim”, tha Erdogan në një fjalim pas mbledhjes së kabinetit në kryeqytetin turk.

Ai paralajmëroi se shkelja e sovranitetit të vendeve dhe mosrespektimi i së drejtës ndërkombëtare janë hapa të rrezikshëm që mund të shkaktojnë “komplikime serioze globale”.

Ankaraja nuk miraton kurrë asnjë veprim që shkel ligjin ndërkombëtar, shtoi Erdogan, duke theksuar se turqia përpiqet të bëjë atë që është më e mira si për popullin turk, ashtu edhe për “kombin vëlla venezuelas”.

Turqia është në “vijën e parë” të vendeve që mbrojnë drejtësinë, legjitimitetin dhe të drejtën ndërkombëtare, theksoi ai.

Presidenti tha se Turqia po bën një hap gjigantë “që bota i ndjek me vëmendje, vlerësim dhe shpesh admirim”, dhe se “askush nuk mund të na pengojë”.

“Ata që synojnë ta zhysin rajonin tonë në gjakderdhje do të përpiqen të na nxjerrin jashtë ekuacioni, por ne nuk do të biem pre e kësaj”, shtoi ai.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Vuçiq, ka vijuar retorikën e viktimizimit, duke akuzuar vendet e rajonit për, siç tha ai, “gjueti shtrigash”
Next Post: Erdogan i përcjell Trumpit “ndjeshmëritë” e Ankarasë, kërkon të ruhet stabiliteti i Venezuelës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme