Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on January 6, 2026January 6, 2026 By admin No Comments on

“Kemi tre perandori, amerikane, ruse dhe kineze. Këto nuk i kanë parasysh ligjet ndërkombëtare, që janë si puna e rrjetës së merimangës. Këto superfuqi veprojnë sipas interesave kombëtare, jo si në planin tonë të shteteve të vogla.

Nuk veprojnë në këtë mënyrë. SHBA kanë patur një kërcënim, që ka qenë Venezuela, që bënte drogën, shumë pak, i duhet nafta, i duhet ta bëjë zap, ti thotë kinezëve dhe rusëve këtu jam unë.

A ka të drejtë ndërkombëtare? Leshin, nuk ka farë të drejtë ndërkombëtare të marrësh udhëqësin e një vendi.

Më pëlqen Amerika, është vendi ku mund të flasësh, nuk të hyn ferrë në këmbë, por në planin ndërkombëtar është perandori. Normale nuk është të rrëmbesh Presidentin e një vendi, sepse nuk do të zgjidhet asgjë.

Amerika është fuqi e madhe, fati i madh që na fut në sferën perëndimore dhe nuk vjen na merr Ramën ose Kurtin. Me ne ka bërë SPAK-un e këto, ka mekanizma të tjera.

Të flasësh për të drejtat e njeriut dhe demokracinë… Trumpin e pëlqej sepse e tha hapur. Ai tha më duhet nafta, sepse rafineritë e mia, punojnë me naftën tënde dhe do ta marr. Punon Chevron aty, do të futen edhe të tjerat. Do ta marrin, nuk pyesin fare. Ti lëmë të drejtat e njeriut. Ky tipi i prishte punë, e kapi për zverku”, tha Hila.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: ‘Nëse SHBA sulmon një vend tjetër të NATO-s, gjithçka ndalet”, Kryeministrja daneze: Presioni i Trumpit mbi Groenlandën i papranueshëm
Next Post: “Trump e tha troç që do naftën”, Dritan Hila: Maduro i prishte punë, e kapën për zverku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme