Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on January 7, 2026 By admin No Comments on

Por djali i madh i preu në besë dhe nuk ia ktheu më pronën që ishin pronarë babai dhe vëllai i tij. Tani ai kërkon që vëllai i tij i vogël, i cili ka punuar gjithë jetën dhe ka kontribuar për këtë biznes, të dalë jashtë sepse prona është e tij. Eni Çobani komunikoi nëpërmjet një lidhje telefonike me djalin madh të familjes, Arencin, por ai refuzoi të jepte shpjegime duke i mbyllur telefonin.

Në fund të seancës së ndërmjetësimit Eni Çobani i është drejtuar publikisht Arencit që i mbylli telefonin pa dhënë asnjë shpjegim duke u shprehur se po e bezdiste, që do shihen së bashku në gjyq, duke e mbështetur plotësisht babain e tij Kujtimin dhe aty do jetë i detyruar që t’i japë një shpjegim.

Eni Çobani: Fjala e Arencit në këtë seancë ndërmjetësimi ka qenë një nga fjalët më të rënda që kam dëgjuar nga një djalë. Pra t’i thuash një djali që ka në seancë babain dhe të mbyllë telefonin dhe të kërkojë disa herë nga ne që të mos bezdiset, kjo për mua është shumë e rëndë. Realisht më ka lënë pa fjalë.

Dhe pse ai djalë u përgjigj në atë formë nuk kisha ndërmend ta mbyllja këtë seancë ndërmjetësimi në këtë formë, po i them Arencit publikisht: Arenc i dashur unë ty vërtetë nuk do të të bezdis më, por ama do të më kesh përballë, krah zotit Kujtim në gjykatën në të cilën ti ke vajtur dhe besoj që atje, realisht ne të dy do komunikojmë si qytetarë dhe përpara gjykatës je i detyruar të më japësh një përgjigje.

Ardit Gjebrea: Nuk e kishe bërë ndonjëherë këtë gjë zonja Eni, çfarë ndodhi?

Eni Çobani: Jam prekur jashtë mase, nuk e di, jam gati për të lotuar sepse nuk e di… Kujtimi është veç nga Genci, i ka hedhur në gjyq veç e veç, pra babain e ka hedhur veç dhe vëllain veç, nuk janë bashkë këta të dy prandaj unë thashë që do mbaj Kujtimin. Kujtim do jemi bashkë, nëse këta të lanë, unë do të të shtrëngoj fort. /tvklan.al

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Mësuesi nuk ka marrë rrogën prej dy muajsh. Një ditë ai sheh një pako në tavolinën e tij dhe kur e hap atë, ai shpërthen në lot
Next Post: Ngjarje e rëndë! Eni Çobani në lotë: Nuk mundem më, është situata më e rëndë që më ka ndodhur deri më sot…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme