Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on January 9, 2026 By admin No Comments on

Ndërsa gjithçka u mor vesh mbrëmjen e djeshme kur Shehaj duhet të ishte present në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, kur moderatori tha se kryetari i partisë Mundësia nuk mund të ishte prezent për shkak të një fatkeqësie të ndodhur.

Z.Siri Shehaj është ndarë nga jeta afër familjarëve të tij në Itali.

Agron Shehaj ka folur publikisht për të atin e tij, Siri Shehaj në një nga konventat e partisë Mundësia. “Edhe unë kam pasur një hero, një njeri që më ka mësuar, frymëzuar të mos dorëzohem kurrë. Ky njeri është babai im. Më kujtohet qartë mprehtësia e mendimit të tij, intuita dhe aftësia për të parë përtej asaj që dukej në sipërfaqe. Nga ai mësova të shoh gjërat ndryshe, të mendoj ndryshe. Mësova një të vërtetë të madhe që me punë e këmbëngulje, asgjë nuk është e pamundur. Ndaj jam sot këtu. Për këtë u jam mirënjohës prindërve të mi”, ishte kujtesa e jashtëzakonshme e Agron Shehajt në konventën e prillit 2025, kur babain e kishte akoma në jetë.

Gjyshi i Agron Shehajt ka vdekur në burgun e Burrelit si i burgosur politik, duke lënë Siriun më moshë fare të vogël. Ai u rrit në Vlorë ku edhe krijoi familje.

Siriu, në mars të vitit 1991 u largua nga Shqipëria me Agronin e vogël (foto e të cilit ka bërë xhiron e medias) drejt Italisë me një anije nga Himara. Prej andej, marrëdhëniet e Siri Shehajt me Shqipërinë, kanë qenë të kohëpaskohshme.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Pervers, zhigolo”/ Vajza e Dr. Florit ka diçka për të thënë për Mirin: Nuk ka ndodhur KURRË që ai të…
Next Post: Agron Shehaj humb njeriun më të dashur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme