Por si do të jetë moti gjatë fundjavës?
Sipas parashikimeve fundjava do të vijojë me kushte dimërore por me tendencë graduale për përmirësim.
Reshjet do të jenë më të pakta dhe më të lokalizuara, ndërsa bora do të mbetet e pranishme vetëm në zonat e thella malore.
Temperaturat do të mbeten të ulëta me ngrica gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes ndërsa era do të fryjë mesatare duke shtuar ndjesinë e të ftohtit.