Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on January 9, 2026January 9, 2026 By admin No Comments on

Më problematike paraqitet në anën perëndimore të saj ku të paktën në dy vende e gjithë traseja është dëmtuar rëndë duke bërë që në të të mos kalojë asnjë lloj automjeti.

Pjesa më e madhe e banorëve e kanë të pamundur të shkojnë me automjete tek shtëpitë e tyre, ndërsa shembja e rrugës vazhdon, ka vënë në rrezik edhe banesat.

Rikonstruksioni total i Unazës së Poshtme të qytetit të Burrelit është financim i Autoritetit Rrugor Shqiptar me vlerë 128 milion lekë të reja, i nisur një vit më parë. Ky projekt po zbatohet nga kompania “ULZA” sh.p.k me pronar ndërtuesin Ndue Shpani, e cila vetëm në Mat ka fituar projekte për rikonstruksionin e katër shkollave si dhe projektin “Parku Tematik” në Bulqizë.

Ulza Shpk
Edhe pse punimet për rikonstruksionin e kësaj unaze nisën dhe përfunduan vitin e kaluar, ajo nuk u vendos në funksion të plotë për shkak të nisjes së dëmtimit nga reshjet e shirave në Tetor të vitit 2025.

Aktualisht ky objekt mbetet i pakolauduar dhe i pa marrë në dorëzim, çka pritet të kërkojë tjetër financim nga autoritetet për të riparuar dëmtimet.

Kjo rrugë ka qenë vazhdimisht problematike përsa i përket shembjeve, ku që prej vitit 2010 ishte thuajse e pakalueshme për mjetet e tonazhit të rëndë.

Ekspertët këshillon që të futen pilotë në anën e poshtme në të gjithë gjatësinë e unazës prej afro 1 kilometër, pasi sipas tyre vetëm kështu rritet qëndrueshmëria, për shkak se ka shumë ujëra nëntokësor që vijnë nga qyteti Burrelit.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Bonusi mujor i pensionit me kushte, kush merr mbi … nuk përfiton! Ja si do funksionojë skema e re me 727 mijë përfitues
Next Post: SKANDAL/ Shembet rruga pa u marrë ende në dorëzim “ULZA” shpk përfitoi tenderin 1.3 mln euro, punimet pa standarde (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme