Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on January 10, 2026 By admin No Comments on

Sipas Severe Weather gjatë pjesës së parë të këtij viti ndikimi i La Niñës do të vazhdojë, duke sjellë temperatura më të buta dhe mot relativisht të qëndrueshëm në Europën Perëndimore dhe Qendrore.

Ndryshimi kryesor pritet vetëm në gjysmën e dytë të vitit. Të gjitha modelet sezonale pohojnë se La Niña do të përfundojë relativisht shpejt, dhe se fenomeni El Niño mund të fillojë që gjatë verës. Për Europën, El Niño zakonisht sjell ndryshime më të theksuara në qarkullimin mbi Atlantikun e Veriut.

Të dhënat historike tregojnë se dimrat e tij shpesh karakterizohen nga kushte të paqëndrueshme të motit, stuhi më të ashpra dhe kontraste më të mëdha temperaturash.

Një element veçanërisht i rëndësishëm është se gjatë dimrit me El Niño shpesh formohet një “korridor i ajrit të ftohtë”, që mund të shtrihet nga pjesa jugore e Mbretërisë së Bashkuar, përmes Europës Qendrore, deri në juglindje të kontinentit.

Dhe për Ballkanin, afrimi i tij nënkupton një dimër më të ashpër vitin që vjen me mundësi më të mëdha për borë në brendësi të vendit, ndryshime më të shpeshta midis periudhave më të ngrohta dhe më të ftohta, si dhe situata cikloni, më të theksuara mbi detin Adriatik, teksa stabiliteti i gjatë ka gjasë t`ia lërë vendin ndryshimeve të papritura të motit.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: E PAZAKONTË/ Shikoni se çfarë bënë kjo vajzë në market teksa mendonte se nuk kishte kamera (VIDEO)
Next Post: Largohet La Nina, afrohet El Nino! Çfarë po ndodh me motin në Europë e Ballkan?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme