Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on January 16, 2026 By admin No Comments on

Java ka nisur me mot të paqëndrueshëm, ku reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit.

Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, bëri të ditur se moti i keq do të vijojë deri të mërkurën, kur pritet të ketë përmirësim.

Detajet e motit: Rrëbeshe në Jug, borë në male

Gjatë ditës së sotme, territori do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve, të cilat do të vijojnë deri në mbrëmje.

Ulja e temperaturave do të ndodhë në mesditë dhe në vijim. Vlerat termike do të luhaten nga 6 në 16 gradë Celsius.

Reshjet e shiut: Do të jenë më të pranishme në formë rrebeshesh në zonat e Jugut dhe në Qendër, ndërsa Veriu do të ketë reshje më të pakta.

Reshjet e borës: Bora do të bjerë në zonat malore në lartësi mbi 1400 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të zbresë deri në 900 metra.

Meteorologia paralajmëroi gjithashtu për erë të fortë veriore dhe verilindore gjatë gjithë ditës, si në tokë ashtu edhe në hapësirat detare.

Përmirësimi i motit pritet të vijë të mërkurën, kur do të ketë edhe rritje të vlerave termike.

Megjithatë, Porja paralajmëroi për surpriza të motit në fundjavë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: E vërteta e origjinës së Skënderbeut! Studiuesi tregon sekretin e madh që zbuloi në Vatikan! Nëna e tij ishte…
Next Post: Moti i keq, paralajmërimi i sinoptikanes: Në orët në vijim do…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme