Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on January 16, 2026 By admin No Comments on

Polonia ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të minuar unitetin e NATO-s për shkak të kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Groenlandës do të kishte pasoja katastrofike për rendin global.

Paralajmërimi erdhi pas bisedimeve të pasuksesshme në Uashington mes SHBA-së, Danimarkës dhe Groenlandës, të cilat nuk arritën të zgjidhin mosmarrëveshjet mbi ishullin strategjik.

Kryeministri polak Donald Tusk deklaroi se çdo tentativë që një shtet anëtar i NATO-s të marrë kontroll mbi territorin e një aleati tjetër do të ishte “një katastrofë politike” dhe “fundi i botës siç e njohim”.

Sipas raportimeve, Trump ka argumentuar se SHBA-të duhet të kontrollojnë Groenlandën për të frenuar ndikimin e Rusisë dhe Kinës në Arktik, duke shkaktuar tensione mes aleatëve.

Si përgjigje, disa vende të NATO-s kanë rritur praninë ushtarake në ishull, ndërsa Polonia ka bërë të qartë se nuk do të dërgojë trupa, por do të punojë për ruajtjen e unitetit evropian.

Ndërkohë, retorika e ashpër e Trumpit dhe spekulimet për marrjen e Groenlandës kanë shtuar shqetësimet se kjo çështje mund të vërë në provë serioze kohezionin e NATO-s./Top Channel

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Vdekje Khameneit”, thirrjet e protestuesve iranianë në Teheran eskalojn (VIDEO)
Next Post: “Do të ketë pasoja katastrofike”/ Polonia del kundër kërcënimeve të Trump ndaj Groenlandës: Nëse përpiqen të prekin …

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme