Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on January 19, 2026 By admin No Comments on

Meteorologia Lajda Porja, në një lidhje live për Euronews Albania, tha se kjo javë që vjen është një javë tipike dimri, me mëngjese të ftohta, ku temperatura më e ulët është -4 gradë Celsius dhe maksimumet që do të ngjiten deri në 14 gradë.

Sipas saj, janë temperatura tipike të janarit, dhe dita e martë do të jetë dita më e ftohtë e javës, me minimumin që do të zbresë edhe në -5 gradë Celsius në zonat malore.

Ajo theksoi gjithashtu se në pjesën e dytë të javës, erërat do të jenë problematike për transportin detar.

“Vranësirat do të jenë më të pranishme në pjesën e dytë të javës. Do të ketë një shtim të lagështirës, e cila do të bëjë që i ftohti të shtohet akoma më shumë, dhe maksimumet do të jenë jo më shumë se 12 gradë.

Reshje të pakta do të ketë në skajin jugor, dhe reshje dëbore në juglindje. Dita e mërkurë sjell mundësi për reshje, të cilat do të jenë të pakta.

Nga e enjtja, e premtja dhe fundjava do të përfshihen nga një masë e ngrohtë e ajrit, duke sjellë vranësira, lagështirë dhe reshje me intensitet të ulët.

Pjesa e parë e javës do të jetë e lagësht dhe e ftohtë, dhe pjesa e dytë e lagësht por e ngrohtë.

Ajo që do të jetë problematike në pjesën e dytë të javës do të jenë stuhitë e erës, të cilat do të jenë me intensitet të lartë, deri në 80 apo 85 km/orë, e cila do të krijojë problem në trafikun detar, por jo shumë alarmante. Sa i përket rajonit,

Kosova do të jetë pa reshje, por pak e ftohtë, dhe temperaturat do të zbresin -5 deri -7 gradë Celsius. Shtohet ngrica, dhe lagështira do të bëjë që i ftohti të ndihet shumë.

Pjesa e parë do të jetë më e ftohtë dhe pjesa e dytë më e ngrohtë për klimën e Kosovës. Maqedonia e Veriut do të ketë reshje më prezente, të cilat do të nisin që nesër”, u shpreh meteorologia.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Ministria e Financave thotë se vetëm disa kategori të pensionistëve lirohen nga paraqitja e rregullt
Next Post: Nesër vjen acari! Metereologia Lajda Porja jep njoftimin e fortë për motin në vend: Pritet të …

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme