Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on January 24, 2026 By admin No Comments on

Një fëmijë është shoqëruar në komisariat pas protestës kombëtare të PD. BalkanWeb mëson se i ndaluari nga policia quhet Romeo Kora. Pasi lajmi u bë publik në media, Policia e Tiranës ka reaguar duke treguar edhe arsyet e ndalimit të të miturit.

Sipas bluve, ai ka qëlluar me gurë në drejtim të efektivëve gjatë protestës para Kuvendit.

Policia bën me dije se i mituri u shoqërua për verifikim në ambientet e komisariatit, ndërsa pas veprimeve procedurale dhe sqarimit të rrethanave, Romeo Kora i cili ka rezultuar se ishte 14 vjeç, ai u la i lirë.

Reagimi

Në lidhje me shoqërimin e një të mituri në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, sqarojmë se gjatë veprimeve të shërbimeve të Policisë për parandalimin e sjelljeve dhe veprimeve të rrezikshme, në tubimin e mbajtur ditën e sotme, është konstatuar një i mitur duke gjuajtur me gurë dhe sende të forta në drejtim të shërbimeve të Policisë. Për këtë arsye, i mituri është marrë për verifikim, nga ku rezultoi të ishte i moshës 14 vjeç.

Theksojmë se shtetasi i mitur në asnjë moment nuk është mbajtur në ambiente të përbashkëta me persona të rritur të ndaluar apo të shoqëruar, por ka qëndruar në një ambient të përshtatshëm dhe është trajtuar me kujdes, në përputhje me parimet dhe garancitë ligjore për të miturit. Ai është lënë i lirë menjëherë pas mbërritjes së përfaqësuesit ligjor.

Në lidhje me veprimet e punonjësve të Policisë gjatë trajtimit të këtij rasti, është njoftuar menjëherë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, për verifikimin e plotë të rastit.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Militanti i PD ndjek me çadër në dorë policin, efektivi ia mbath me vrap! (VIDEO)
Next Post: Shoqërimi i të miturit/ Policia: Gjuante me gurë drejt efektivëve. Pas verifikimit në komisariat u la i lirë, ishte vetem…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme