Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on February 5, 2026 By admin No Comments on

Në Top Story, miku i ngushtë i Hajdar Kolës, Ernest Çela, ka rrëfyer çastet e fundit kur mbërriti në banesë bashkë më vëllanë e kryefamiljarit.

“Nuk dinim defekt për kaldajën. Kur erdhi policia shkuam te shtëpia, te kati i dytë… kur i pamë të katërt. Jemi fqinj. Xhaxhi i tij shpërtheu derën, pastaj shkuam te kati i dytë dhe aty i pamë të katërt përtokë. Sa hyra kemi parë që kishin puls, Darion dhe babi i tij ishin gjallë. Kemi provuar gjithçka që mund të bënim për t’i zgjuar, deri sa aty xhaxhit të tij i ra të fikët.

Më pas edhe unë patra probleme, dhe dolëm jashtë se filluam të kishim gjendje të fikti edhe ne. Kemi qëndruar aty brenda 10 minuta. Nuk i ngrinim dot trupat, sepse nuk e dinim çfarë kishte ndodhur. Gjendja shëndetësore e xhaxhit të tyre është jashtë rrezikut tani për jetën.

Darion njihemi prej vitesh, jemi të gjithë shqiptarë këtu. E kam pasur për një vit e gjysmë si komshi. Ai ishte një djalë shumë punëtor, punonte si elektricist. Sa e kishin blerë shtëpinë, 6 muaj kishin që ishin futur në shtëpi.

Çdo fundjavë ishin duke rregulluar shtëpinë, ishin krenar për hapin që kishin bërë. Shtëpinë e kishin si objektiv. Pas tragjedisë gjithë komuniteti shqiptarë kanë ardhur këtu, jemi tronditur të gjithë”, u shpreh ai.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, më çuan miqtë në shtëpinë e tij. Trump na…
Next Post: Tragjedia shqiptare në Itali, miku i ngushtë i 22-vjeçarit Kola: E kishin objektiv shtëpinë, ishin krenarë që ia dolën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme