Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on February 6, 2026 By admin No Comments on

“Po punoj shumë për t’i dhënë fund asaj lufte [në Sudan]. Jemi shumë afër përfundimit të saj. Kjo do të jetë e nënta nëse nuk e arrijmë së pari [luftën] Rusi-Ukrainë, por po punojmë shumë për t’i dhënë fund të gjithë asaj lufte. Jemi shumë afër përfundimit të saj”, tha Trump duke folur për konfliktin në Sudan.

Trump gjithashtu theksoi rëndësinë e arritjes së paqes përmes forcës.

“Të bekuar janë paqebërësit. […] Por unë mendoj se mund të kesh paqe vetëm përmes forcës. Nëse nuk ke forcë, paqja është shumë e vështirë. Dhe ne kemi forcë”, tha ai.

Trump renditi luftërat që ai beson se ka ndihmuar t’i japë fund.

“Brenda një viti, kam përfunduar tetë luftëra të ashpra, si në Kamboxhia dhe Tajlandë, në Kosovë dhe Serbi, në Pakistan dhe Indi, në Izrael dhe Iran, në Armeni dhe Azerbajxhan”, tha ai.

Sipas Trump, udhëheqësi rus Vladimir Putin u habit se si arriti të zgjidhte konfliktin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, diçka për të cilën udhëheqësi i Kremlinit dyshohet se kishte punuar për dhjetë vjet.

“E bëra. Dy udhëheqës vërtet të mirë. E vetmja gjë që dinin ishte të luftonin me njëri-tjetrin. Ata luftonin me njëri-tjetrin për shumë vite. Kjo është e gjitha që dinin. Dhe e zgjidhëm shumë shpejt”, shtoi Trump.

Ai tha gjithashtu se një marrëveshje historike paqeje midis Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës ishte nënshkruar në Uashington disa muaj më parë, e cila “siguron rrugën e parë drejt paqes për t’i dhënë fund një konflikti 30-vjeçar jashtëzakonisht të dhunshëm”. /Telegrafi/

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Kaos nga stuhitë në Spanjë dhe Portugali, përmbytjet shkaktojnë ‘tërmete të çuditshme’ (VIDEO)
Next Post: Trump thotë se lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë së shpejti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme