Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on February 6, 2026 By admin No Comments on

Gazetarja Anduena Llabani u shpreh në studion e News24, se kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt SHBA-së i shoqëruar nga një avokat për të dëshmuar për llogari të drejtësisë amerikane.

Llabani tha se këtë deklaratë e jep me përgjegjësi të plotë, duke konfirmuar atë që ka thënë më herët, se Rama do të thirrej si person në dijeni për të dëshmuar për çështjen “MacGonigal”.

“Di të them që me përgjegjësi të plotë them se unë nuk kam gabuar në asnjë moment që zoti Rama do të thirrej në SHBA. S’kam goditur në datë por jo në fakt. Po, zoti Rama ka qenë në Amerikë i shoqëruar me një avokat”, tha Llabani.

Anduena Llabani: Mbaj përgjegjësi të plotë në gjërat që them, por di të them që me përgjegjësi të plotë them se unë nuk kam gabuar në asnjë moment që zoti Rama do të thirrej në SHBA. Skam goditur në datë por jo në fakt. Po, zoti Rama ka qenë në Amerikë i shoqëruar me një avokat. Ajo që nuk di është fakti se ka udhëtuar me avion privat apo publik. Në rast se zoti Rama apo këshilltarët e tij mediatikë duan ta përgënjeshtrojnë këtë fakt, le ta bëjnë, por unë e them me përgjegjësi të plotë se Rama ka qenë në SHBA dhe ka dëshmuar për llogari të drejtësisë amerikane.

Dua të sqaroj arsyet pse Rama mund të ketë qenë në SHBA dhe të ketë dëshmuar për llogari të amerikanëve.

Në nëntor të vitit të kaluar, gjykata amerikane la të lirë ose dha një vendim të lirimit me kusht të Charles McGonigal. Ky i fundit dihet dhe jehona që krijoi arrestimi i tij dhe skandalet që pësuan dosjen e tij me një oligark rus, cuan prokurorët shqiptarë deri në një komunikim me letër porosi me SHBA. Asnjë nuk e ka përgënjeshtruar se SPAK nuk ka nisur verifikimet për McGonigal, madje disa personazhe shqiptarë janë marrë në pyetje nga SPAK. I vetmi që nuk është marrë në pyetje është kryeministri Rama

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Rrugë të mbarë Pezullimi nga funksionet publike të Ballukut, zbardhet vendimi i Kushtetueses. Argumentet pro dhe kundër
Next Post: Trondit gazetarja Anduena: Edi Rama ka ikur fshehurazi në shba me avokat, ja çfarë i kanë bërë atje, të dalin ta mohojn po…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme