Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on February 6, 2026 By admin No Comments on

Lala deklaroi se gjatë kësaj ngjarje është qëlluar dhjetëra herë, përfshirë 30 herë me kallashnikov! Për pasojë ka mbetur i plagosur pronari i berberhanes, Sokol Daci, i cili nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe sot është në gjendje të vështirë në spital.

Gazetarja Lala zbuloi konfliktin mes anëtarëve të familjse Ndoka dhe Merando Nikulajt dhe deklaroi se të dyja palët i shoqërojnë efektivë policie, për ti mbrojtur, në vend që shteti të marrë masa për të parandaluar ngjarje të tilla.

“Po të shohësh pamjet, kuptohet se është qëlluar dhjetëra herë.

Mënyra si u soll Policia me këtë ngjarje, në momentet e para u përpoq ta relativizonte si gjë banale, për të thënë që Sokol Daci, pronari i berberhanes, u plagos. U mor vesh në media se brenda ishte një punonjës policie, sot i arrestuar dhe nipi i Ardian Nikulajt, Merando Nikulaj.

Brenda berberhanes ka vajtur Nikulaj dhe punonjësi i armatosur.

Pak minuta më vonë kanë vajtur dy automjete, disa persona më kallashnikov dhe shkopa bejzbolli dhe kanë qëlluar. Nga brenda ka qëlluar polici. Ka mbetur i palgosur Sokol Daci, është në gjendje të vështirë shëndetësore.

Janë shpallur në kërkim tre pjesëtarë të familjes së ish deputetit Arben Ndoka, mendoj se shteti ka dështuar të parandalojë.

Mes Merando Nikulaj dhe pjesëtarëve të familjes Ndoka ka patur sherr në gusht të vitit të kaluar. Nikulaj ka goditur me automjet dy pjesëtar të familjes Ndoka, në afërsi të zonës që e konsiderojnë si zonën e rrezikut dhe nuk pranojnë njeri të afrohet.

Në vend që shteti, të merrte masa për parandalimin e ngjarjes, ka lejuar zyrtarë të policisë, që ca të mbrojnë Nikulajt dhe ca Ndokët. E shoh si ngjarje problematike, ka një gjë në veri të vendit, kur nis nuk di të ndalojë. E ka fal plumbi, themi ne, sepse të qëllosh me kallashnikov 30 herë të ka fal plumbi. Efektivi ka qëlluar me armë.

Shteti në vend të vërë rregull, është ndarë në parcela, ca mbrojnë njërin dhe ca tjetrin”, tha ndër të tjera Lala.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Trondit gazetarja Anduena: Edi Rama ka ikur fshehurazi në shba me avokat, ja çfarë i kanë bërë atje, të dalin ta mohojn po…
Next Post: Vendi eshte ne ‘KAOS’, Klodiana Lala sapo nxorri detajin që tronditë të gjithë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme