Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on February 7, 2026 By admin No Comments on

Opinionistja e programit, këngëtarja Leonora Jakupi, iu drejtua drejtpërdrejt Albës me një pyetje thelbësore, duke kërkuar sqarim nëse ajo ka vendosur të mbulohet sipas parimeve fetare apo thjesht të vendosë shami, pasi sipas saj këto janë dy koncepte të ndryshme në fenë myslimane. Leonora theksoi se mbulimi në Islam nuk nënkupton vetëm veshjen, por edhe praktikimin e plotë të fesë.

Sipas Leonorës, “me fenë myslimane, kur mbulohesh nënkupton mbulesën e trupit, por edhe faljen e pesë vakteve të namazit”, duke shtuar se këto elemente janë të pandashme nga njëra-tjetra.

Nga ana tjetër, Alba u shpreh se nuk ka shumë informacion rreth procedurave dhe praktikave fetare, deklaratë që e bëri Leonorën të reagojë ashpër. Ajo iu drejtua banorës me tone të forta, duke i thënë: “Alba, nëse ti vë mbulesë dhe nuk di të falësh namaz, këtë po e bën për lojë dhe këtë nuk dua fare ta besoj. Nuk luhet me Zotin dhe fenë islame në këtë formë, sinqerisht dhe jo në këtë pikë të lojës.”

Ky moment krijoi tension të dukshëm në studio dhe në shtëpi, ndërsa diskutimi u shndërrua në një nga temat më të komentuara të mbrëmjes. Vendimi i Albës për t’u mbuluar, i bërë publik gjatë Prime-it të së premtes, ka befasuar jo vetëm banorët, por edhe mbarë opinionin dhe shikuesit, duke hapur debat të gjerë mbi besimin, sinqeritetin dhe kufirin mes zgjedhjeve personale dhe lojës televizive.

Mbetet të shihet se si do të reflektojë Alba mbi këtë përballje dhe nëse ky diskutim do të ndikojë në rrugëtimin e saj brenda Big Brother VIP Kosova 4

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Ky është gjuetari më me fatë në botë, shikoni pamjet se çfarë i bën ariut në momentin e fundit (VIDEO)
Next Post: Leonora e ashpër ndaj Albës: Nëse ke vendosur të mbulohesh dhe nuk po fal namaz, nuk luhet me Zotin dhe fenë myslimane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme