Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on February 7, 2026 By admin No Comments on

10 anëtarët e Shoqatës së Speleologjisë shqiptare të shoqëruar nga një gjeolog kanë nisur këtë fundjavë ekspeditën në liqenin më të madh termal nëntokësor në botë që u zbulua javën e shkuar në zonën e Leskovikut, në kufi me Greqinë.

Dorarta Koka, e vetmja vajzë në grupin e speleologëve në një komunikim live në rrjetet sociale ka sjellë pamjet mahnitëse të liqenit Neuron.

“Ajo është hyrja e shpellës dhe kjo pjesa ktu është një pjerrtësi vertikale të cilën e kemi kaluar njëkohësisht, të tjerat me segmente.”

Koka shpjegon se jo çdokush mund të zbresë 127 metra poshtë nëntokë ku shtrihet liqeni pa pajisjet, por dhe përgatitjen e duhur fizike.

“Kanë hyrë 127 m poshtë duke u varur me litar. Po matin nivelin e squfurit dhe gazit. Hyrja aty kërkon pajisje speciale.”

Liqeni u zbulua nga speleologu çek Marek Audy. Ai shtrihej në 138.3 metra gjatësi dhe 42 metra në gjerësi dhe mban rreth 8 335 metra kub ujë termal të pasur me minerale.

Zbulimi është përshëndetur nga ekspertët si një moment historik shkencor dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave më të njohura në botë. Ky zbulim i rrallë pritet të ketë ndikim edhe në forcimin e mbrojtjes së zonës që është pjesë e Parkut Kombëtar të Vjosës.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Më në fund u gjet zgjidhja, shëroni kollën dhe pastroni rrënjësisht mushkëritë për 72 orë vetëm me.. (VIDEO)
Next Post: Dalin për herë të parë pamjet PËRRALLORE nga Liqeni termal në Leksovik (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme