Skip to content
Online platforms continue to grow as a major source of information and entertainment.

Online platforms continue to grow as a major source of information and entertainment.

Për gazetaren Klodiana Lala, beteja e zv/kryeministres Belinda Balluku me drejtësinë ësht e gjatë, por sipas saj, Rama duhet ta kishte larguar me kohë nga qeveria.

Sipas Lalës, zhurma që shkaktoi vendimi i GJK për Ballukun lidhet  me faktin që Balluku kishte investuar në media, së dyti, kishte pushtet të jashtëzakonshëm brenda PS për shkak të numrit të lartë të deputetëve të Fierit si dhe për faktin se ka qenë njeriu i besuar i Ramës dhe ka bërë rezistencën e vet.

“Kam besuar se Tahiri do ta rrëzonte Ramën , por nëse Balluku flet, është i rrezikuar direkt Rama”, tha gazetarja e News24, Klodiana Lala.

Online platforms continue to grow as a major source of information and entertainment.

Klodiana Lala: Çështja e Ballukut do të shihet nga lëvizja në Këshillin e Mandateve, nga SPAK.

Personalisht kam besuar që Rama do të duhet ta kishte shkarkuar që në momentin që GJKKO caktoi masën për pezullimin nga funksionet. Balluku do ta vazhdonte betejën me drejtësinë pa patur nevojën e mbrojtjes nga imuniteti.

Rama duhet të kishte bërë hapin e tij menjëherë, duke larguar Ballukun.

Balluku kishte investuar në media, kishte pushtet të jashtëzakonshëm brenda PS për shkak të numrit të lartë të deputetëve të Fierit, për shkak se ka qenë njeriu i besuar i Ramës dhe ka bërë rezistencën e vet. Kam besuar se Tahiri do ta rrëzonte Ramën , por nëse Balluku flet, është i rrezikuar direkt Rama.

Sepse ka qenë në paradhomën e tij, kanë diskutuar cdo gjë, ska nevojë të na thotë për inceneratorët se ato nuk ekzistojnë, ska nevojë të na thotë për AKSHI-n se kemi parë me foto cfarë ka ndodhur, rrëmbimi i biznesmenit.

Published inLajme Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *