Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on February 7, 2026 By admin No Comments on

Për gazetaren Klodiana Lala, beteja e zv/kryeministres Belinda Balluku me drejtësinë ësht e gjatë, por sipas saj, Rama duhet ta kishte larguar me kohë nga qeveria.

Sipas Lalës, zhurma që shkaktoi vendimi i GJK për Ballukun lidhet  me faktin që Balluku kishte investuar në media, së dyti, kishte pushtet të jashtëzakonshëm brenda PS për shkak të numrit të lartë të deputetëve të Fierit si dhe për faktin se ka qenë njeriu i besuar i Ramës dhe ka bërë rezistencën e vet.

“Kam besuar se Tahiri do ta rrëzonte Ramën , por nëse Balluku flet, është i rrezikuar direkt Rama”, tha gazetarja e News24, Klodiana Lala.

Klodiana Lala: Çështja e Ballukut do të shihet nga lëvizja në Këshillin e Mandateve, nga SPAK.

Personalisht kam besuar që Rama do të duhet ta kishte shkarkuar që në momentin që GJKKO caktoi masën për pezullimin nga funksionet. Balluku do ta vazhdonte betejën me drejtësinë pa patur nevojën e mbrojtjes nga imuniteti.

Rama duhet të kishte bërë hapin e tij menjëherë, duke larguar Ballukun.

Balluku kishte investuar në media, kishte pushtet të jashtëzakonshëm brenda PS për shkak të numrit të lartë të deputetëve të Fierit, për shkak se ka qenë njeriu i besuar i Ramës dhe ka bërë rezistencën e vet. Kam besuar se Tahiri do ta rrëzonte Ramën , por nëse Balluku flet, është i rrezikuar direkt Rama.

Sepse ka qenë në paradhomën e tij, kanë diskutuar cdo gjë, ska nevojë të na thotë për inceneratorët se ato nuk ekzistojnë, ska nevojë të na thotë për AKSHI-n se kemi parë me foto cfarë ka ndodhur, rrëmbimi i biznesmenit.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Pse u largua nga shtëpia? – Alba reagon për herë të parë, ende nuk është mbuluar! (VIDEO)
Next Post: “Balluku “ja tundi” themelet Ramës kur SPAK hyri në paradhomën e tij”, Klodiana Lala: Nëse zv/kryeministrja flet, ai është… (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme