Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on February 8, 2026 By admin No Comments on

Sezoni i ardhshëm i “Ferma VIP” do të nisë në mars, duke ardhur totalisht me një koncept të ri televiziv. Një ndër kushtet që Arbana ka vendosur është që të ketë ‘dorë të lirë’ edhe tek përzgjedhja e kastit. Dhe nga ajo që kemi mundur të mësojmë, është se këtë vit, emrat e VIP-ave që do të marrin pjesë, do të jenë personazhe më të njohur se vitet e shkuara shkruan Panorama Plus.

Ndër emrat e përfolur janë edhe disa nga personazhet e “Big Brother” ndër vite, që kanë qenë edhe të ftuar në emisionin e Arbanës në “Mirëmbrëma Yje”. Por jo vetëm moderimi do të jetë risi. Edhe regjia do të jetë tërësisht e re, nën drejtimin e Eduart Grishajt.

Rikthimi në ekran i saj, nënkupton edhe disa kushte që prezantuesja i ka vendosur produksionit, si për pagesën, ashtu edhe për kastin e personazheve që do të marrin pjesë në këtë spektakël.
Ajo çfarë dihet me siguri është fakti se një ofertë shumë bujare është bërë për të, të cilën vetë Arbana ka vendosur që ta pranojë. Është aluduar në rrjet për largimin e saj nga televizioni ku punoi për vite me radhë në programe të ndryshme, ajo i dha të gjitha përgjigjet. Këto të fundit, nuk i përngjasojnë atyre që shpesh jemi mësuar të dëgjojmë. “2 vite më parë, ndoshta në këtë orë, në një studio të madhe me shumë drita, në programin që kishte mbërthyer shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte! Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë, audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale.

Afërmendsh, kushdo që ishte afër meje asokohe dhe dëgjonte që thosha se vitin tjetër nuk do të isha më në prezantimin dhe drejtimin e ‘Big Brother’, më thoshte se po ja fus kot, se po bëj shumë gabim! Se është maja e spektaklit, se do ishte fundi i karrierës time, se do më mbylleshin të gjitha dyert, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm, se do pendohesha. Natyrisht, një pjesë dolën të vërteta. E pavarësisht korit që kisha kundër atë kohë, unë vendosa të largohesha, jo pa keqardhje, por se po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë. Se po humbisja veten time!”, – u shpreh prezantuesja.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: SHBA, Senatorja amerikane kërkon rivendosjen e sanksioneve ndaj liderit të Republika Srpska Milorad Dodik
Next Post: Arbana Osmani në krye të “Ferma VIP”, emrat e personazheve që ka kërkuar! Kush janë miqtë që do të bëhen pjesë e “reality”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme